KOSOVA(U-20 M) E NISIN ME HUMBJE TË THELLË EVROPIANIN NË PORTUGALI
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e meshkujve e ka nisur me humbje të thellë Evropianin – Divizioni B.
”Dardanët” janë mposhtur me rezultat të thellë nga Estonia të cilët e diktuan lojën më mirë për çdo çerek dhe në fund arritën fitore me plotë meritë 86-37.
Në fitoren e estonezëve sot spikatën, Mart Rosenthall me 14 pikë dhe Mark Jaakson me 12 pikë.
Tek Kosova s’mjaftuan për fitore, Leon Neziri me 12 pikë e Meriton Ismaili me 9 pikë.
Kosova ndeshjen e dytë në këtë Evropian e zhvillon nesër me fillim nga ora, 17:00 ndaj Holandës.
Komentet janë të mbyllura.