Basketboll

KOSOVA(U-20 M) SOT NDESHET ME LIDERIN E GRUPIT NË EUROPIAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme Kosova U-20 në konkurencën e meshkujve do ta luajë ndeshjen e katërt në kampionatin Evropian – Divizioni B.

Djelmoshat tanë sot do të kenë punë tejet të vështirë, kjo për faktin se do të ndeshen me liderin e grupit, Gjeorgjinë që deri tani ka tre fitore nga tre ndeshje të luajtura.

Përderisa djelmoshat tanë kanë dy humbje dhe një fitore deri tani në këtë evropian.

Ndeshja e sotme e Kosovës nis në ora 17:00, ndërsa si gjithmonë rezultatin pas çdo çereku mund ta gjeni tek vendi, AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.