Basketboll

ZYRTARE: KB RAHOVECI PËRFSHIHET NË FIBA EUROPE CUP

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e garave të FIBA Europe Cup në stinorin e ri.

Skuadra “vreshtare” që në stinorin e fundit u shpall nën-kampione e Kosovës në stinorin e ardhshëm do të luajë në ndeshjet kualifikuese për një vend në fazën e grupeve.

Pesë (5) nga dhjetë (10) skuadrat sigurojnë këtë fazë. Ndeshjet zhvillohen me sistemin vajtje ardhje, ndërsa ndeshja e parë luhet të mërkurën me 2 tetor ajo e kthimit një javë pasë me 9 tetor. Kundërshtarin në kualifikime Rahoveci do ta kuptojë javën e ardhshme me 24 korrik të mërkurën, në shortin që mbahet në Mynhen të Gjermanisë.

KB Rahoveci në bazë të shortit do të ballafaqohet më një nga këto pesë skuadra:

Dnipro(Ukrainë),ZZ Leiden (Holandë), Kersiyaka SK (Turqi), U-BT Cluj Napoca (Rumani) dhe Kataja Basket (Finlandë).

Komentet janë të mbyllura.