Basketboll

SUPER-FINALJA: DERI TASH MË ATRAKTIVE, MË SPEKTAKOLARE DHE FANTASTIKE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e nesërme do të luhet super-finalja e madhe e turneut jubilar të 20-të të Streetball Kosova 2019 e paparë ndonjëherë më parë në vendin tonë.

Përveç 8 skuadrave kosovare në Superfinalen e nesërme, kemi edhe 4 skuadra mysafire nga jashtë. Janë këto tri skuadrat kampione të edicioneve të para të Streetball Kosova International:

Skuadra Nordgym nga Bullgaria e cila fitoi edicionin e parë me 2016, pastaj skuadra malazeze G-Unit nga Tivari që ishte fituese e edicionit 2017 dhe njëra ndër top skuadrat e këtij sporti në botë, Split Statisti nga Kroacia i cili e fitoi edicionin e fundit.
Natyrisht, asnjëherë nuk i harrojmë vëllezërit tanë nga Shqipëria të cilët sivjet është dashur të përfaqësohen nga Fox Basket Tirana por ata e anuluan ardhjen dhe në vend të tyre është ftuar skuadra më e mirë në radhitjen e Përgjithshme të Streetball Kosova Tour 2019, në të gjitha 7 garat kualifikuese që është ekipi Kerasan i cili e kompleton dymbëdhjetëshen superfinaliste.

Pra bëhuni gati,sepse nesër do të djersitni nga kënaqsitë të cilat di ti sjellë vetëm Shoqata e Streetball Kosova. Shihemi te veni.

Komentet janë të mbyllura.