KOSOVA(U-18M) MBYLL FAZËN GRUPORE ME HUMBJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në konkurencën e meshkujve e ka mbyllur me humbje fazën grupore në Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Djemtë e Kosovës, sonte janë mposhtur nga Portugalia me shifrat e thella 72-47, për ta mbyllur fazën e grupeve me humbje, ashtu si e kishte nisur.
Erhan Sholla me 14 pikë, ishte më i dalluari tek Kosova. Përderisa lojtarët tjerë, s’arritën pikë dyshifrore. Endrit Berisha(9), Bardh Rexha(8).
Tash Kosova do ti zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera për rangim përfundimtar në Evropian.
Komentet janë të mbyllura.