Basketboll

ZYRTARE: RAHOVECI TRANSFERON GJIGANTIN GREK

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit nuk ka të ndalur sa i përket transferimit të lojtarëve për edicionin e ri.

Ekipi “vreshtarë” së fundmi ka prezantuar ardhjen e fundit, qendrën 2.08centimetërshe, grekun Rafail Tsourakis.

Tsourakis që së fundmi ishte pjesë e skuadrës greke, Apollon Patras në Ligën e parë greke, ka përvojë edhe në elitën e basketbollit grekë si dhe jashtë Greqisë.

Tsourakis, pritet të jetë forcë e madhe për Rahovecin këtë stinorin që përveç garave ndërkombëtare do të luajë edhe në FIBA Europe Cup dhe Ligën Ballkanike.

Komentet janë të mbyllura.