SOT DITA E FUNDIT E EVROPIANIT NË PRISHTINË, KOSOVA LUAN NDESHJEN E FUNDIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot përfundon Kampionati Evropian – Divizioni B, në konkurencën e femrave U-20, që sivjet u mbajt në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
12 shtete garuan për 8 ditë nëpër grupe dhe faza kualifikuese, prej tyre edhe vashat e shtetit tonë dhe sot përfundimisht mbyllet kjo garë.
Kosova ndeshjen e fundit sot e zhvillon kundër Greqisë në ora 14:00.
Përderisa, ndeshja mbyllëse e këtij kampionati zhvillohet në ora 19:00, me finalen ndërmjet Bullgarisë dhe Finlandës.
Komentet janë të mbyllura.