Basketboll

ZYRTARE: URIM ZENELAJ VAZHDON ME PONTE PRIZRENIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit po vazhdon me konsolidimin e skuadrës për edicionin e ri.

Prizrenasit kanë bërë zyrtar lajmin, se kanë vazhduar kontratën me qendrën 2.12centimetërshe, Urim Zenelaj.

“Urim Zenelaj nga sot rinovon kontratën edhe për një vitë me KB PONTE PRIZRENIN. Në sezonin që shkojë Zenelaj kishte mesatare double -double sezonalë me 13 pikë 11 kërcime dhe 2 bllokada me kohë 30 minuta për ndeshje”, thuhet tutje në komunikatën e prizrenasve.

Me këtë vazhdim kontrate, Ponte Prizreni mbyll merkaton e transfereve për sivjet.

 

Komentet janë të mbyllura.