KOSOVA(U-16M) PËRFUNDOJNË EVROPIANIN ME HUMBJE, NGA VITI I ARDHSHËM NË DIVIZIONIN C
Kosova U16 (M) ka përfunduar Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Mal të Zi.
Djelmoshat e rinj kosovarë në ndeshjen e fundit, kanë pësuar nga Norvegjia me rezultat 44:84, në ndeshjen e vlefshme për vendin e 23-të në këtë Evropian.
Kosova kishte vetëm një fitore në këtë Evropian, duke mundur pikërisht Norvegjinë në grupe, por sot kanë pësuar në përballjen e fundit në këtë Kampionat.
Bledar Thaçi shënoi 11 pikë për Kosovën, kurse nga tetë shënuan Eliot Peci dhe Rinol Gashi.
Nga viti i ardhshëm garojnë në Divizioni C.
Komentet janë të mbyllura.