Basketboll

BASHKIMI(F) ZYRTARIZON LAJMIN E ASISTIT: TRANSFERON TOP-LOJTAREN E NJOHUR

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave e ka zyrtarizuar lajmin e AsistitOnline që ishte publikuar më herët.

Klubi portokallinjë ka njoftuar se ka nënshkruajtur me lojtaren e mirënjohur nigeriane, Aisha Balarabe.

“Qendra (193 cm), Aisha Balarabe është përforcimi më i ri në ekipin tonë. Balarabe ka përvojë të madhe në Evropë, pasi ka gati një dekadë që luan në Turqi. Së fundi, Balarabe ka qenë pjesë e ekipit të Bursas dhe ka luajtur me një mesatare prej 16 pikëve e 11 kërcimeve për ndeshje. Karrierë në Turqi, Balarabe ka bërë edhe te Istanbul Universitesi, Ormanspor, Mersin Basketbol, Dogu Universitesi, Istanbul Universitesi Gelisim, Erdemit Belediyesi e Ceyhan Belediye. Duhet theksuar se Balarabe është lojtare e rregullt te Përfaqësuesja e Nigerisë, me të cilën ditë më parë është shpallur kampione e Afrikës. Në fakt, Balarabe ka katër tituj kampioni të Afrikës me Përfaqësuesen e Nigerisë, me të cilën do të paraqitet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ne i dëshirojmë mirëseardhje Aishas në ekipin tonë”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase.

Klubi prizrenas ditë më parë ka nënshkruajtur edhe me amerikanen Khadija Haywood, transfer për të cilin poashtu kishte raportuar ekskluzivisht AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.