Basketboll

KOSOVA(U-16F) DEMOLOJNË MAQEDONINË VERIORE NË EVROPIAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Kosovës U-16 në konkurencën e femrave, kanë arritur fitoren e parë në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Vashat kosovare kanë mposhtur vashat fqinje nga Maqedonia Veriore me rezultatin e thellë 25-64, kjo fitore është e vlefshme për pozitat 17-22 në këtë Evropian.

Astera Tuhina me 17 pikë, Enisa Kamerolli me 16 pikë dhe Fjolla Ajeti me 15 sosh, ishin më të dalluarat në fitoren e Kosovës sonte.

Kosova ndeshjen e fundit në këtë Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë e zhvillon të shtunën.

Komentet janë të mbyllura.