Basketboll

SPANJA DHE ARGJENTINA ME FITORE, KALOJNË FAZËN E GRUPEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit sa i përket ditës së sotme në Botërorin që po mbahet në Kinë.

Spanja me shumë telashe arriti sot fitore ndaj Iranit 73-65 dhe e mbylli fazën e grupeve me bilanc superior 3/3. Tek Spanja sot u dallua, Marc Gasol me 16 pikë.

Në anën tjetër, në njërën prej ndeshjeve kryesore të ditës, Argjentina mposhti Rusinë me shifrat e ngushta 61-69.

Facundo Campazo me 21 pikë dhe Luis Scola me 13 sosh, ishin individët kryesorë në fitoren e Argjentinës sot.

Sikurse Argjentina edhe Rusia e kalojnë fazën grupore.

Komentet janë të mbyllura.