Basketboll

AUSTRALIA DOMINON LITUANINË NË DERBIN E DITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar ndeshja kryesore e ditës në Kampionatin Botëror.

Australia ka arritur ta mposhtë Lituaninë me shumë mund 82-87 dhe ta kalojë fazën e parë të këtij Botërori si lidere.

Patty Mills me 23 pikë dhe qendra Aron Baynes me double, double(21pk, 13krc) ishin më të dalluarit në fitoren e Australisë sot.

Tek Lituania u dalluan, Marius Grigonis me 19 pikë dhe Lucas Lekavicius me 15 pikë.

Të dyja ekipet kualifikohen në fazën e dytë.

 

Komentet janë të mbyllura.