Basketboll

AJETI, ZEKAJ E UKAJ I BASHKOHEN PRISHTINËS(F)

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave po vazhdon me forcimin e skuadrës për stinorin e ri debutues.

Prishtinaset kanë transferuar në radhët e tyre, shuteren e shquar ferizajase Fjolla Ajeti si dhe kanë transferuar nga Penza e Pejës, Jeta Zekën dhe Tringa Ukën.

Prishtina dje bëri me dije se ka vazhduar kontratat edhe me Irma Konjushën dhe Era Shatrin.

Klubi kryeqytetas sivjet për herë të parë do të luajë në kompeticionin ndërkombëtar, Euro Cup Women.

Komentet janë të mbyllura.