Basketboll

KB PEJA DEL ME KOMUNIKATË ZYRTARE, PAS RIKTHIMIT NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës ka dalur me një komunikatë zyrtare, pas rikthimit në elitën e basketbollit kosovar.

Në vazhdim ju sjellim komunikatën e tyre pa ndërhyrje:

Pas një periudhe shumë të vështirë, ndoshta më të vështiren në histori të Klubit, pas kërkesës të paaprovuar vitin e kaluar, bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në bazë të kompetencave të veta statutore sot ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së Klubit tonë për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues.
Ne jemi mobilizuar që shumë shpejt ti mbyllim edhe obligimet që kemi sipas vendimeve të Arbitrazhes se Basketbollit (BAT) dhe të paraqesim për regjistrim lojtarët me të cilet pritet edhe formalisht të nënshkruhet në afat sa më të shkurtër.

Falemnderojmë Bordin e Federates për votimin në të mirë të basketbollit si dhe falemnderojmë Kryetarin e Federates, z. Arben Fetahu për konsideraten e treguar. Gjithashtu falemnderojmë edhe sponzorët tonë për besimin që kan treguar ndaj nesh dhe gjithë mbështetësit e Klubit tone e dashamirët qe ne forma te ndryshme na kan ndihmuar”, thuhet në komunikatën e klubit pejanë.

 

Komentet janë të mbyllura.