Basketboll

LITUANIA DHE GREQIA ÇEREKFINALISTËT E RADHËS SË BOTËRORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Janë mësuar edhe dy çerekfinalistët e radhës në Kampionatin Botëror që po mbahet në Kinë.

Lituania e ka mposhtur lehtë Republikën Dominikane 55-74 dhe tash zyrtarisht do të jetë në çerekfinale.

Ndërsa fitore të mundimshme, por shumë me vlerë ka arritur edhe Greqia që ka mposhtur Çekinë 77-74,në një ndeshje kruciale dhe ka siguruar kalimin tutje.

Komentet janë të mbyllura.