Basketboll

SPANJA NUK E BËN HESAP POLONINË, KALON NË GJYSMËFINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Spanja është gjysmëfinalisti i dytë në Kampionatit Botëror të Basketbollit që po mbahet në Kinë.

Spanjollët kanë arritur fitore ndaj Polonisë në çerekfinale 90-78 dhe kështu kanë arritur gjysmëfinalen e këtij Botërori pa ndonjë telashe.

Ricky Rubio me 19 pikë, Willy Hernangomez me 18 pikë si dhe Rudy Fernandez me 16 sosh isbin më të dalluarit në këtë fitore të Spanjës.

Te Polonia s’mjaftuan për fitore, A.J Slaughter me 19 pikë dhe Adam Waczynski me 15 pikë.

Komentet janë të mbyllura.