Basketboll

BASHKIMIN ZYRTARIZON LAJMIN E ASISTIT: BAJRA MERR DREJTIMIN E PRIZRENASVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Lajmin të cilin ditë më parë e kishte realizuar ekskluzivisht AsistiOnline, sot e ka zyrtarizuar edhe vetë skuadra e Bashkimit.

Illmen Bajra është trajneri më i ri i Bashkimit e që do ti prijë ekipit portokallinjë në stinorin e ri.

Në vazhdim ju sjellim komunikatën e plotë të Bashkimit.

“Ilmen Bajra është trajneri i Bashkimit. Bajra për shumë vite ka qenë ndihmëstrajner te Bashkimi dhe në disa ndeshje ka drejtuar ekipin si trajner i parë. Ai si ndihmës i Bashkimit ka fituar titullin e kampionit, kurse edicionin e shkuar ishte asistent i Damir Mullaomeroviqit te Prishtina. Gjatë dy edicioneve të fundit, Bajra ka fituar pesë trofe, përfshirë këtu edhe titullin e kampionit si trajner i ekipit të femrave të Bashkimit 2017/18. Këtë verë, Bajra ka qenë përzgjedhës i ekipit U-18 të femrave të Kosovës, që u paraqit në kampionatin evropian, divizioni B”, thuhet në komunikatën e prizrenasve.

Komentet janë të mbyllura.