Basketboll

SHKAQET E ELEMINIMIT TË PRISHTINËS NGA LIGA E KAMPIONËVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës ditën e djeshme pësoi humbjen e dytë nga Legia Warshava në Poloni, në kuadër të rrethit të parë në Champions League, shkruan AsistiOnline.com

Me këtë disfatë Prishtina u eleminua qysh në raundin e parë nga kjo garë prestigjioze, por nga kjo disfatë mund të dalin disa konkludime apo shkaqet që erdhi deri tek ky eleminim i hidhur.

Në fakt Prishtina në takimin e djeshëm kualifikimin e kishte në duartë e veta, për faktin se sikurse në kohën e rregullt ashtu edhe në vazhdime rezultatin e kishte në duartë e veta. Por fondi i varfër i lojtarëve rezervë, si duket ndikoi direkt në lojë. Për ta vështirësuar sfidën e Prishtinës, fillimisht u paraqitën personalet e shpejta të dy lojtarëve kryesorë, fillimisht Dardan Berisha për 14 minuta lojë u ngarkua me 5 personale dhe u detyrua të dalë nga loja, pastaj për të njëjtën gjë doli nga loja edhe qendra Fahro Alihodzic. E natyrisht pa këta dy lojtarë, ishte e qartë se Prishtina do ta ketë shumë vështirë në vazhdim dhe ashtu doli të jetë.

Ndër shkaqet e tjera, ishin edhe mundësitë e pakta që kishte trajneri, Bujar Loci në dispozicion nga banka rezervë. Në fakt, lojtarët e huajë si: Feehan, Wade dhe Janssen nuk kanë përmbushur pritshmëritë e kryeqytetasve së paku jo deri më tani dhe kjo po del të jetë një arsyje shtesë se pse Prishtina u eleminua dje.

Shkaqe të tjera për këtë eleminim të hershëm të Prishtinës mund të jenë edhe vonesa e fillimit të përgatitjeve, por edhe lodhja e lojtarëve nga udhëtimi në Poloni të cilat ndikojnë direkt në rënien e koncentrimit në ekip në momente deçizive. Ndërsa drejtuesit e ekipit janë ankuar edhe në referim që sipas tyre ka qenë skandaloz.

Natyrisht, pas këtij eleminimi Prishtinën e pret gara tjetër prestigjioze, FIBA Europe Cup, por për të kërkuar sukses edhe këtu prishtinasit duhet të mendojnë se ku është problemi që nuk ndezën në Champions League dhe të gjejnë zgjidhjen për t’ju kundërvënë problemit.

 

Komentet janë të mbyllura.