EDON MAXHUNI DEBUTON NË MËNYRË FANTASTIKE NË BASKETBOLLIN SPANJOLL
(Prishtinë(AsistiOnline) Njëri ndër basketbollistët më të mirë shqiptar nëpër botë, Edon Maxhuni ka debutuar me ekipin e ri në mënyrë fantastike.
Maxhuni ka debutuar me ekipin e dytë të Gran Canarias në Ligën e dytë spanjolle dhe për 23 minuta lojë, ka arritur plotë 19 pikë, 4 asiste dhe 4 kërcime.
Edoni po stërvitet në të njëjtën kohë edhe me ekipin e parë të Gran Canarias dhe shumë shpejë pritet të jetë lojtar kyç edhe në skuadrën e parë të ekipit të famshëm spanjollë.
Të kujtojmë se Edoni është edhe pjesë e Kombëtares së Finlandës dhe luan aty rregullisht.
Edoni sivjet pati oferta të shumta nga klube të mëdha evropiane, por që oferta e Gran Canarias e bindi më së shumti.
Komentet janë të mbyllura.