Basketboll

BASKETBOLLI I KOSOVËS EKSKLUZIVISHT NË ART MOTION

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll pritet të jetë shumë interesant. Elita përbehet nga nëntë skuadra, kurse rikthimi i Pejës pritet që të bëjë shumë atraktive edicionin e ri, me shumë derbi dhe me shumë tifozë në tribuna.

Edhe në edicionin 2019-2020, të gjitha ndeshjet e Superligës do të transmetohen në platformën Art Motion, që vazhdon të jetë afër basketbollit të Kosovës.

Nga nesër (e premte), 36 xhiro, “Play-off”-i, me shumë derbi, me shumë emocione, me shumë aksione të bukura dhe me shumë tifozë, mund t’i ndiqni ekskluzivisht në Art Motion.

Federata e Basketbollit e Kosovës i falënderon për kontributin që po e japin për basketbollin e Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.