Basketboll

KËTË STINOR, DY SKUADRA RRËZOHEN NGA ELITA

Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori i ri në elitën e Basketbollit Kosovar nisë sot.

Në këtë edicion Federata e Basketbollit të Kosovës, po aplikon disa risi dhe njëra ndër to është jo fortë e këndshme për ekipet e vogla.

Këtë edicion është rikthyer Peja, që i ka munguar shumë basketbollit të Kosovës dhe Superliga do të jetë atraktive dhe me 9 ekipe sivjet.

Gjashtë skuadra do të luajnë në “Play-off”, vendi i shtatë në “Play-Out” dhe dy vendet e fundit do të largohen nga elita. Kjo pritet të bëjë shumë interesante edicionin e ri, ku do të garohet deri në fund për çdo pozitë.

Rikthimi i Pejës, por edhe përforcimi i skuadrave me lojtarë vendorë dhe të huaj, bënë që edicioni i ri të jetë shumë atraktiv, kurse adhuruesit e basketbollit çdo ndeshje mund ta përcjellin edhe në platformën Art Motion, si dhe me rezultatin për çdo çerek në ndeshje live.

Komentet janë të mbyllura.