EKSKLUZIVE: LAJM I KEQ PËR PEJËN, LËNDOHET DRILON HAJRIZI
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka marrë një lajm të hidhur, para nisjes së edicionit të ri.
Gjatë stërvitjeve të klubit pejanë, Drilon Hajrizi ka pësuar një lëndim të rëndë, duke thyer këmbën.
Pejanët pikërisht sot e nisin edicionin e ri në Superligën e Kosovës dhe përballen ndaj Ponte Prizrenit.
Drilon Hajrizi pritet të jetë mungesë e madhe për ekipin e Jeronimo Sarinit deri në rikthimin e tij, që nuk dihet saktë sa do të zgjasë.
Komentet janë të mbyllura.