Basketboll

EKSKLUZIVE: LAJM I KEQ PËR PEJËN, LËNDOHET DRILON HAJRIZI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka marrë një lajm të hidhur, para nisjes së edicionit të ri.

Gjatë stërvitjeve të klubit pejanë, Drilon Hajrizi ka pësuar një lëndim të rëndë, duke thyer këmbën.

Pejanët pikërisht sot e nisin edicionin e ri në Superligën e Kosovës dhe përballen ndaj Ponte Prizrenit.

Drilon Hajrizi pritet të jetë mungesë e madhe për ekipin e Jeronimo Sarinit deri në rikthimin e tij, që nuk dihet saktë sa do të zgjasë.

Komentet janë të mbyllura.