Basketboll

PONTE PRIZRENI PËRBALLË PEJËS SË RIKTHYER

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme vazhdon xhiro-ja e parë e edicionit të ri në Superligën e Kosovës sonë me dy ndeshje në planprogram.

Në “Sezai Surroi” të Prizrenit, skuadra e Ponte Prizrenit i bën konak skuadrës së rikthyer në elitën e basketbollit tonë, KB Pejës.

Ponte Prizreni e ka ruajtur shumicën e bazës së ekipit nga viti i kaluar dhe me disa transfere të reja synon fitore në hapje të stinorit.

Përderisa, Peja që sivjet u rikthye në elitë, ka transferuar pothuajse një ekip të tërë dhe në bazë të rosterit synon titujt dhe normalisht fitore në hapje të edicionit të ri.

Enigmën e fituesit të këtij dueli të zjarrtë, mund ta mësoni në Platformën më atraktive në vend “Art Motion”, me ndeshjen që nisë në ora 17:00.

AsistiOnline.com ju sjellë çerek për çerek rezultatin e ndeshjes, por edhe të gjitha takimeve të tjera në elitë.

Komentet janë të mbyllura.