Basketboll

PLANTAK: TË JAPIM MAKSIMUMIN NDAJ CLUJIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri kroat i Rahovecit, Neven Plantak ka folur para përballjes që skuadra e tij e zhvillon sonte në FIBA Europe Cup, ndaj “Cluj Napoca”.

Trajneri i Rahovecit, Plantak, ka shfaqur doza optimizmi para kësaj përballje që luhet sonte në ora 20:30

“Besoj se skuadra rumune është favorite, sepse ka një buxhet shumë më të madh se ne dhe dallimi është i madh. Për klubin tonë është e rëndësishme që të paraqitemi në garat evropiane dhe të jetë një imazh i mirë edhe për basketbollin e Kosovës. Sa i përket ndeshjes, duam të bëjmë një paraqitje të mirë, megjithatë, Cluj është favorit dhe nuk ka dyshim. Për klubin dhe tifozët është e rëndësishme të kemi paraqitje sa më të mirë. Rahoveci edicionin e kaluar ishte në finale të “Play-off”-it dhe Kupës, kurse këtë edicion po marrim pjesë edhe në gara evropiane. Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe shpresoj në paraqitje të mirë, edhe pse e theksoj se, Cluj është favorit absolut dhe ka buxhet shumë më të madh se ne”, deklaroi trajneri kroat për faqen zyrtare të FBK-së.

Komentet janë të mbyllura.