Basketboll

YLLI RADHIT FITORET, TREGON FORCËN NDAJ TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka shënuar edhe fitoren e tretë me radhë në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

”Xhebsat” kanë mposhtur ekipin mysafirë të Trepçës me rezultatin 90-80.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë interesante me Trepçën që e mbylli atë në epërsi, por pastaj në të dytën Ylli u këndell dhe nuk lejoi që fitorja ti takonte Trepçës, duke e mbyllur ndeshjen me fitore 90-80.

Në fitoren e sontme të Yllit, më i dalluari ishte Valon Bunjaku me 20 pikë, ish-lojtari që u rrit në Trepçë, Samir Zekiqi me 18 pikë dhe Alante Ferrer me 16 pikë.

Tek Trepça u dalluan, D.J Hanes me 31 pikë e E,J Boyce me 15 sosh.

Me këtë fitore, Ylli merrë kreun e renditjes tabelare me 3 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara. Përderisa Trepça nga dy ndeshje të zhvilluara mbetet me dy disfata.

Komentet janë të mbyllura.