Basketboll

SUPERLIGA PËRSËRI LUHET KËTË MESJAVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Në këtë mesjavë do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, derisa ndeshja Trepça-Rahoveci zhvillohet më vonë, për shkak se, Vreshtarët do të luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup. Sigal Prishtina pushon në këtë xhiro.

Ndeshja e parë është ndërmjet Feronikelit dhe Pejës që luhet të mërkurën në Pejë nga ora 16:00. Lipjani që ka tri humbje në tri ndeshje takohet me Ponte Prizrenin, takim që zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.

Ndërkohë, ndeshje shumë interesante pritet të enjten mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit.

Superliga – Java 4

E mërkurë

16:00 Feronikeli – Peja (Pejë)

19:00 Lipjani – Ponte Prizreni

E enjte

19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Trepça – Rahoveci (zhvillohet në një termin tjetër)

Sigal Prishtina / pushon

(Ndeshjet transmetohen në Art Motion)

Komentet janë të mbyllura.