Basketboll

BASHKIMI-YLLI, SFIDA E FUNDIT E MESJAVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme zhvillohet sfida e fundit e xhiros së mesjavës në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Në këtë duel që pritet të jetë shumë interesant, takohen Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli, ekipe të cilat ende nuk dinë për humbje në stinorin e ri të elitës sivjet.

Prizrenasit kanë dy fitore në dy ndeshje, derisa Ylli tri fitore në tri ndeshje dhe njëra skuadër do të ‘njoftohet’ me humbjen e parë në këtë edicion.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën numër një në vend “ART MOTION”.

 

Komentet janë të mbyllura.