Në fundjavë ka nisur Superliga në konkurrencën e femrave, ku janë zhvilluar dy ndeshje, derisa takimi Bashkimi-Trepça do të zhvillohet të mërkurën.
Në fundjavë ka nisur Superliga në konkurrencën e femrave, ku janë zhvilluar dy ndeshje, derisa takimi Bashkimi-Trepça do të zhvillohet të mërkurën.
Prishtina mundi në udhëtim Vëllaznimin me rezultat 51:93 (12:27, 2:23, 16:20, 21:23).
Prishtina ka dominuar nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Rina Hoda u dallua te skuadra kuqezi me 18 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.
Te Prishtina më e mira ishte Enisa Kamerolli me treshifror të dyfishtë, 21 pikë, 11 kërcime dhe 13 asistime.
Penza ka mundur Kastriotin në udhëtim me rezultat 46:64 (13:18, 11:16, 10:16, 12:14).
Kjo ishte fitorja e parë për vashat pejane, derisa humbja e parë për vashat ferizajase. Te vendëset u dallua Agnesa Rrahmani me 29 pikë, derisa te mysafiret Valbona Bytyqi me 24 pikë, 13 kërcime dhe gjashtë asistime.
Ndeshja e fundit e xhiros zhvillohet të mërkurën, ku Bashkimi pret Trepçën.
© 2025 Asistionline.com - Të gjitha të drejtat të rezervuara. Përmbajtja e publikuar në këtë media (artikuj, lajme, fotografi, video, grafikë dhe çdo material tjetër) mbrohet nga Ligji Nr. 04/L-065 për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në Republikën e Kosovës dhe aktet përkatëse nënligjore.Çdo kopjim, riprodhim, shpërndarje, publikim, përpunim ose përdorim komercial i materialeve pa miratim paraprak me shkrim nga AsistiOnline ndalohet rreptësisht. Leja për përdorim jepet vetëm me marrëveshje të nënshkruar, duke përcaktuar qartë kushtet, kohëzgjatjen dhe mënyrën e shfrytëzimit.Çdo shkelje e këtyre të drejtave do të rezultojë në ndjekje ligjore sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, duke përfshirë kërkimin e dëmshpërblimit dhe masave ndëshkuese të përcaktuara nga gjykatat kompetente.


