Basketboll

PRISHTINA(F) MBËRRIN NË RUSI, NESËR NDESHJA E PARË NDËRKOMBËTARE

Skuadra e Mabetex Prishtina në konkurencën e femrave, ka mbërritur në Rusi, ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndërkombëtare në histori të klubit.

Kampionia e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, KBF Mabetex Prishtina, nesër (e mërkurë) do të debutojë në garat e FIBA EuroCup Women. Kjo është hera e parë që një klub nga Kosova merr pjesë në një garë të nivelit të tillë.

Vashat prishtinase ndodhen në një grup me dy skuadrat ruse, Sparta &K Moskow Region Vidnoje, MBA Mosow dhe Beshiktashin e Turqisë.

Ndeshja e parë për vashat kryeqytetase do të jetë më 16 tetor(nesër) në udhëtim te MBA Mosow, derisa ndeshjen e parë në shtëpi do ta kenë ndaj Sparta-s, më 24 tetor.

Komentet janë të mbyllura.