Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
SHATRI FLET PËR DEBUTIMIN E PRISHTINËS SOT NË GARAT NDËRKOMBËTARE – AsistiOnline
Basketboll

SHATRI FLET PËR DEBUTIMIN E PRISHTINËS SOT NË GARAT NDËRKOMBËTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, sot do të debutojë në garat ndërkombëtare.

Fidan Shatri, kryetrajner i ekipit kryeqytetas ka folur për debutimin e skuadrës së tij në EuroCup Women, para ndeshjes së parë që skuadra e Prishtinës e zhvillon sonte në Rusi, ndaj MBA Moscow.

Trajneri i Mabetex Prishtinës, është shprehur se e rëndësishme është që të kenë paraqitje sa më të mirë.

“Do të mundohemi të kemi një paraqitje sa më të mirë në garat evropiane. Kjo është paraqitja e parë në këto gara dhe nuk kemi përvojë. Jemi në një grup shumë të vështirë, megjithatë, ne synojmë të bëjmë paraqitje të mira dhe të përfaqësojmë basketbollin e Kosovës sa më mirë, pasi dihet forca e skuadrave kundërshtare”, është shprehur Shatri për faqen zyrtare të FBK-së.

MBA Mosow-Mabetex Prishtina zhvillohet të mërkurën nga ora 18:00.

Komentet janë të mbyllura.