Basketboll

MACCABI MPOSHT ZVEZDËN PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra izraelite e Maccabi Tel Aviv ka arritur ta mposhtë Crvenza Zvezdën serbe në ndeshjen e fundit për natën e sontme në Euroligë.

Ekipi nga kryeqyteti izraelit i Tel Avivit, ka  triumfuar me shumë mund ndaj Zvezdës së Beogradit me rezultatin 84-69.

Në fakt ndeshja ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë më së miri tregon fakti se koha e rregullt përfundoi baraz 67-67 dhe fituesi u desht të përcaktohej vetëm pas vazhdimeve e ku aty, pastaj shumë më të saktë u treguan basketbollistët vendas që triumfuan në fund bindshëm.

Scottie Wilbekin me 16 pikë e Omri Casspi me 15 sosh, ishin më të dalluarit në fitoren e izraelitëve sonte.

Tek Zvezda u dalluan, Stratos Perperoglu me 18 pikë e Ognjen Dobric me 10 pikë.

Komentet janë të mbyllura.