PERFORMANCË MAESTRALE NGA DECOLO, FENERI ARRIN FITOREN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe e ka arritur fitoren e parë në Euroligë, pasi pësoi në dy xhirot e para stinorit.
Turqit kanë arritur fitore me shumë mund, sonte ndaj Baskonias në arenën e tyre “Ulker Sports Arena” me rezultatin 87-80.
Ndeshja në fakt ishte shumë e ngushtë me Fenerin që e mbylli pjesën e parë në avantazh të ngushtë(39-36). Edhe në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë me vendasit që patën pak më shumë nga loja dhe në fund arritën fitore të merituar.
I jashtëzakonshëm në fitoren e sontme të Fenerit, ka qenë francezi Nando DeColo me plotë 39 pikë për 30 minuta lojë dhe i vetmi që realizoi pikë dyshifrore tek ekipi i tij.
Në anën tjetër, tek Baskonia s’mjaftuan për fitore, Tornike Shengelia me 18 pikë e Shavon Shields me 17 sosh.
Komentet janë të mbyllura.