Basketboll

NË LIPJAN HAPET XHIRO E 6-TË E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme nisë edhe xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës për meshkuj me takime tejet interesante.

Në “Better Life” të Lipjanit, ekipi me po të njëjtin emër e pret kampionen aktuale të Kosovës, Prishtinën në një sfidë tejet interesante.

Lipjanasit kanë pesë humbje nga pesë ndeshje, derisa prishtinasit kanë tri fitore dhe një humbje dhe realisht, bardhekaltrit janë favoritë në takimin e sotëm, por vetëm në letër.

Sfida nisë në ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.