Basketboll

SUPER-NDESHJA E JAVËS ZHVILLOHET SOT NË THERANDË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme zhvillohet kryendeshja e javës së gjashtë në kuadër të elitës së basketbollit kosovar.

Në Palestrën e nxehtë “13 Qershori” në Therandë, Golden Eagle Ylli i bën konak, rivalit të afërt ne territor të Komunës, Rahovecit.

Të dyja skuadrat e kanë nisur shumë mirë këtë edicion dhe pritet të jetë një ndeshje mjaft e bukur për tifozët e basketbollit. Ylli deri tani ka bilanc të qind për qind, 4 ndeshje 4 fitore, ndërsa Rahoveci ka 3 fitore e 1 humbje.

Ballafaqimi i sontëm nisë në ora 17:00 transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.