Basketboll

RAHOVECI RIKTHEN NË SKUADËR MUHAMED HASANIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i shumë skuadrave kosovare, Muhamed Hasani iu është rikthyer përsëri basketbollit aktiv.

Pas një pauze të shkurtër, Hasani është rikthyer tek skuadra e Rahovecit, aty ku luajti para dy stinorëve.

”Muki” dje ishte në rosterin finalë të skuadrës së Rahovecit në ndeshjen ndaj Yllit. Përderisa, AsistiOnline.com ka mësuar nga disa burime jozyrtare pranë klubit nga Rahoveci, se ai tash e tutje do të jetë pjesë e klubit “vreshtarë”.

Hasani ishte edhe më herët lojtar i Rahovecit, ku me plotë sukses e barti fanelën e tyre, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës, Hasani e ka të kaluar tek skuadra e Sigal Prishtinës, por ka përvojë edhe në skuadrat e tjera të basketbollit tonë.

Komentet janë të mbyllura.