Basketboll

CLIPPERS FITOJNË DERBIN E LOS ANGELESIT, LEONARD I JASHTËZAKONSHËM

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i mbrëmshëm i skuadrave nga Los Angeles në hapje të stinorit të NBA-së, iu ka takuar Clippersave.

Në një ndeshje të jashtëzakonshme që prodhoi shumë rivalitet në parket me dy skuadra të super-përforcuara, Clippers kanë arritur të triumfojnë në derbin e Los Angelesit, ndaj Lakers me rezultat të përgjithshëm 112-102.

Në këtë sfidë shumë të ngushtë, në fitoren e Clippers u dallua ylli i ardhur sivjet, Kawhi Leonard me 30 pikë, por luajti bukur edhe Lue Williams me 21 sosh. Ylli tjetër i skuadrës që erdhi sivjet tek Clippers, Paul George s’debutoi shkaku i lëndimit.

Në anën tjetër tek Lakers, s’mjaftuan për fitore, dy transferet e ardhura sivjet, Danny Green e Anthony Davis me nga 28 e 25 pikë secili. Ndërsa, super-ylli Lebron James u ndal në 18 pikë tek Lakersat.

Vlen të ceket, se nga sivjet për 6 vjet rresht NBA-në, mund ta ndiqni vetëm dhe ekskluzivisht në ARTMOTION, adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë.

https://m.youtube.com/watch?v=i4URgl3F3vU

Komentet janë të mbyllura.