Basketboll

SONTE LUHET DERBI KOSOVAR NË LIGËN BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Këtë mesjavë ka nisur kompeticioni i Ligës Ballkanike dhe në të sivjet janë pjesëmarrëse dy skuadra kosovare.

Pikërisht në xhiron e parë, fati ka deshur që të ndeshen dy skuadrat kosovare, Peja e Rahoveci që do të takohen sonte nga ora 19:00 në “Karagaç” për t’ia bërë “sefte” stinorit të ri në këtë garë.

Verdhezinjtë rikthehen në Ligën Ballkanike, pas një mungese 2-vjeçare, derisa ky është edicioni i parë i Vreshtarëve në këtë ligë.

Ndeshja në “Karagaçi” pritet të jetë shumë interesante, ku pejanët pas rikthimit në Superligë, janë rikthyer edhe në BIBL, derisa rahovecasit do të mundohen të kenë një paraqitje sa më të mirë në pjesëmarrjen e tyre të parë, me shpresë se do të arrijnë të triumfojnë në këtë ligë.

Më herët pjesë e kësaj lige ishin edhe Sigal Prishtina, Bashkimi e Trepça. Suksesin më të madh e ka Prishtina që ka triumfuar dy herë në këtë garë.

Peja dhe Rahoveci ballafaqohen për herë të parë në këtë edicion. Në Superligë, Verdhezinjtë kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse Vreshtarët katër fitore dhe një humbje.

Komentet janë të mbyllura.