Basketboll

PHILADELPHIA E NISË ME FITORE, HORFORD MPOSHT ISH-SKUADRËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryendeshja e natës në NBA i ka takuar Philadephias.

Ekipi i Sixers, kanë mposhtur si vendas Boston Celtics në një ndeshje tejet interesante me rezultat 107-93.

Në këtë duel që për të dyja ekipet ishte i pari në stinorin e ri, përveç çerekut të parë që e dominoi Bostoni, në periudhat e tjera Philadelphia ishte më e mirë dhe me meritë arriti fitore.

Simmons me 24 pikë e Richardson me 17 sosh, ishin individët kryesorë në fitoren e Sixers sonte. Përderisa Al Horford ndaj ish-skuadrës realizoi 16 pikë.

Tek Celtics s’mjaftuan për fitore, Hayward me 25 pikë e Tatum me 21 sosh. Transferi i ri, Kemba Walker arriti vetëm 12 pikë në debutim tek Celtics.

Vlen të ceket, se nga sivjet për 6 vjet rresht NBA-në, mund ta ndiqni vetëm dhe ekskluzivisht në ARTMOTION, adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë.

https://m.youtube.com/watch?v=fk2CEJK6vkQ

Komentet janë të mbyllura.