Basketboll

BUCKS PËRMBYSIN HOUSTONIN, S’MJAFTON AS PREZENCA E WESTBROOK

Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks e kanë nisur me një fitore të madhe edicionin e ri në NBA.

Bucks në hapje të stinorit të ri kanë arritur që ta mposhtin njërin ndër favoritër për titull të ligës sivjet, Houston Rockets.

Ishin Rockets që e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar pjesën e parë në epërsi të konsiderueshme 66-50, por vetëbesimi i tepërt dhe nënçmimi i kundërshtarit iu kushtoi në pjesën e dytë, pasiqë Bucks të prirë nga MVP i stinorit të kaluar, Giannis Antetokunmpo u rikthye në lojë fuqishëm dhe në fund e fitoi ndeshjen me shifrat 111-117.

I zakonshmi Antetokunmpo ishte më i miri tek Buck për fitore, duke realizuar triple-double fenomenalë(30pk, 13krc, 11ast), përderisa me lojë të mirë u dallua edhe Matthews me 14 pikë.

Tek Houstoni, realizuesi kryesorë ishte, super-ylli i ardhur sivjet, Russell Westbrook me double-double(24pk, 16krc), përderisa James Harden realizoi 19 pikë në takimin hapës për sivjet në NBA.

https://m.youtube.com/watch?v=A2_MhlX8BoU

Komentet janë të mbyllura.