Basketboll

EKSKLUZIVE: RADOVIC AFËR POSTIT TË TRAJNERIT TEK RAHOVECI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit është në “gjah” për një trajner që do ta zëvendësojë të shkarkuarin Neven Plantak,për të cilin raportoi më herët Asisti.

AsistiOnline poashtu ka mësuar ekskluzivisht, se skuadra e Rahovecit është afër arritjes së marrëveshjes me ish-trajnerin e Bashkimit, Dragan Radovic.

“Radovic pritet që shumë shpejtë, me shumë gjasa të zyrtarizohet si trajner i skuadrës së Rahovecit” i kanë thënë burime pranë klubit “vreshtarë” AsistitOnline.

Rahoveci edhe para nënshkrimit me Plantakun, ishte në bisedime intenzive me Radovicin për një marrëveshje të mundshme, por ajo kishte dështuar në fund dhe edhe për këtë lajm, AsistiOnline pati raportuar atë kohë, ekskluzivisht.

Komentet janë të mbyllura.