Basketboll

PRISHTINA MPOSHT THELLË RIVALIN E VJETËR NGA MITROVICA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës ka shënuar edhe fitoren e radhës në Superligën e Basketbollit tonë.

Kryeqytetasit kanë arritur një fitore të thellë dhe të lehtë ndaj rivalit të vjetër nga Mitrovica me rezultatin 105-71

Ishte Trepça që e nisi çerekun e parë në epërsi 23-27, por në tre periudhat e radhës të ndeshjes, Prishtina u fut në një seri të jashtëzakonshme duke i fituar të tre periudhat e radhës bindshëm, për të realizuar fitore të madhe në fund.

Koshashënuesit e ndeshjes ju sjellim më vonë, për shkak se statistikat zyrtare të ndeshjes janë bllokuar.

Prishtina me këtë triumf arrin fitoren e pestë në Superligë, karshi një humbje nga Rahoveci.

Përderisa Trepça pëson disfatën e katërt karshi një fitore.

Komentet janë të mbyllura.