FITORE TË FAVORITEVE, NË XHIRON E TRETË TEK SUPERLIGA E FEMRAVE
Në xhiron e tretë të Superligës së Femrave, favoritët kanë shënuar fitore bindëse.
Bashkimi ka mundur Kastriotin me rezultat 90:43, duke arritur fitoren e tretë nga tre ndeshje të zhvilluara, kurse vashat ferizajase kanë një fitore dhe dy humbje.
Pikë dyshifrore për Bashkimin shënuan: Arbnore Përquku 18, Aulona Muhadri 14, Saranda Daci 13, Jeta Zeka 12, Sara Vraniqi 11 dhe Gresa Berisha 10. Te Kastrioti, më e dalluara ishte Angesa Rrahmani me 28 pikë.
Fitore bindëse ka shënuar edhe Mabetex Prishtina, që në udhëtim ka mundur Trepçën me rezultat 40:94. Te skuadra vendase më e dalluara ishte Melisa Ibrahimi me 17 pikë, derisa te skuadra prishtinase më të dalluarat ishin Enisa Kamerolli me 16 pikë, 15 kërcime, 12 asistime, Diellza Dekaj me 21 pikë, Tringa Ukaj me 17 pikë dhe Besjana Martinaj me 13.
Fitore bindëse shënoi edhe Penza që mundi në udhëtim Vëllaznimin 28:79.
Te skuadra gjakovare, Diellza Leti shënoi dhjetë pikë, kurse te skuadra pejane, pikë dyshifrore shënuan: Valbona Bytyqi 17, Elizabeta Hatashi 13, Zana Zeka 11 (dhe 19 kërcime), Diedona Halitaj 11 dhe Melita Luci 10.
Komentet janë të mbyllura.