Basketboll

RAHOVECI PËSON EDHE HUMBJEN E DYTË NË LIGËN BALLKANIKE, ILIEVSKI E NISË ME DISFATË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka pësuar edhe disfatën e dytë në debutimin e klubit në Ligën Ballkanike.

”Vreshtarët” sonte kanë pësuar disfatë të ngushtë nga Ibari i Rozhajës me shifrat 74-77.

Përkundër se i fitoi tre perioda të ndeshjes(22-19, 22-21, 19-14) humbja e çerekut të dytë me -14 pikë i kushtoi me humbje të ndeshjes Rahovecit sonte me disfatën e dytë në Ligën Ballkanike.

Në humbjen e Rahovecit sonte u dalluan, Justin Gray me 20 pikê e Arian Qallaku me 14 pikë.

Tek Ibari në fitore u dalluan, Simovic me 20 pikë e Gavranic me 15 sosh.

Rahoveci pëson disfatën e dytë në Ligën Ballkanike duke mbetur ende pa fitore. Përderisa, Ibari fiton edhe ndeshjen e dytë me radhë në BIBL sivjet.

 

Komentet janë të mbyllura.