Basketboll

PRISHTINA MPOSHTET EDHE NË XHIRON E TRETË TË EUROCUP WOMEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Mabetex Prishtinës, ka pësuar edhe disfatën e tretë me radhë në Euro Cup Women.

Vashat kryeqytetase janë mposhtur sonte në Prishtinë nga Beshiktashi i Turqisë 58-95, duke treguar edhe sonte mungesën e përvojës në gara ndërkombëtare.

Realisht skuadra nga Turqia, sonte për çdo çerek të luajtur e dominoi Prishtinën(20-32, 15-21, 10-27, 13-15) duke arritur fitore në fund pa kurrëfarë telashe.

Në humbjen e Prishtinës sonte, pikë dyshifrore arritën dy lojtare, Irma Konjusha(20) e Nyilah Myers(16).

Tek Beshiktashi në fitore u dalluan, Yvone Amderson me 22 pikë e Nina Bogicevic me 19 sosh.

Komentet janë të mbyllura.