Basketboll

RAHOVECI DOMINON PËRSËRI PRISHTINËN, FITON EDHE NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka fituar kryendeshjen e xhiros ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet.

”Vreshtarët” kanë arritur ta mposhtin Prishtinën në një ndeshje shumë interesante me rezultatin e përgjithshëm 87-94.

Në pjesën e parë Prishtina e kishte bindshëm rezultatin në anën e vet(27-23, 32-20), Por kthesa e madhe e “vreshtarëve” ndodhi në pjesën e dytë, kur mysafirët u këndellën krejtësisht dhe arritën ti fitojnë dy periudhat e fundit(8-28, 20-23) dhe ta fitonin edhe krejt takimin.

Chris Bradford me 21 pikë, Jure Gunjina me 17 pikë e Javis Howard me 15 sosh, ishin realizuesit kryesorë në fitoren e sontme të Rahovecit.

Tek Prishtina sonte s’mjaftuan për fitore, Alihodzic me 25 pikë, Divine Myles me 16 pikë e Dardan Berisha me 15 sosh.

 

Komentet janë të mbyllura.