Basketboll

XHIRO E 10-TË, NISË SOT ME SUPER-NDESHJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot do të nisë xhiro e 10-të në elitën e basketbollit kosovar, pa dyshim me dy sfida shumë interesante.

Kjo xhiro hapet në Therandë me ndeshjen, Feronikeli – Golden Eagle Ylli. Deri tani, Feronikeli ka tre fitore dhe pesë humbje, kurse Ylli katër fitore dhe tre humbje. Sfida nisë në ora 17:00.

E kryendeshja e ditës, por edhe komplet xhiros zhvillohet në Prishtinë, aty ku kampionja aktuale e Ligës, Prishtina e pret nën-kampionin, Rahovecin njëherazi lider aktual i renditjes tabelare.

Rahoveci është lider me shtatë fitore dhe një humbje, kurse Prishtina ka pesë fitore dhe dy humbje. Ballafaqimi i së shtunës në kryeqytet pritet të dhurojë spektakël të basketbollit. Duhet theksuar se në xhiron e parë, Vreshtarët kishin mundur prishtinasit. Ndeshja nisë me fillim nga ora 19:00.

Si zakonisht, ndeshjet transmetohen në Platformën numër një në vend “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.