Basketboll

MBYLLET XHIRO E DHJETË, RAHOVECI MBETET LIDER

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjet e vikendit që shkoi, ka përfunduar edhe xhiro e dhjetë në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Si nga fillimi i stinorit edhe kjo xhiro u përshkua me ndeshje interesante dhe me rivalitet të fortë në mes të ekipeve në parket.

Të shtunën u zhvilluan dy takime:

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 82:97 (13:28, 25:18, 22:30, 22:21).

Përderisa në po të njëjtën ditë, Rahoveci ka fituar derbin e Superligës ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 87:94 (27:23, 32:20, 8:28, 20:23).

Dhe xhiro është mbyllur të dielën me dy takime:

Në një ndeshje shumë interesante, Peja është mundur në shtëpi nga Ponte Prizreni me rezultat 95:99 (23:19, 22:22, 28:28, 22:30).

Dhe në ndeshjen e fundit të xhiros, Bashkimi ka shënuar fitoren e radhës në Superligë, duke mundur Lipjanin në udhëtim me rezultat 78:86 (17:23, 19:29, 18:19, 24:15).

Pas javës së dhjetë, renditjes tabelare i prinë Rahoveci me 17 pikë, pasohet nga Bashkimi me 16 pikë, Ponte Prizreni me 14 pikë, Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli e Peja me nga 13 pikë, Feronikeli me 12 pikë, Trepça me 10 pikë e Lipjani i fundit me 9 sosh.

Komentet janë të mbyllura.