Basketboll

PEJA SONTE PËR FITOREN E DYTË NË LIGËN BALLKANIKE

Peja e pret sonte Vllazninë e Shkodrës në Ligën Ballkanike, takim që zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Karagaçi’.

Këto dy skuadra kanë zhvilluar nga një ndeshje në këtë edicion në BIBL, ku pejanët kanë një fitore, derisa skuadra nga Shkodra ka pësuar humbje në xhiron e parë.
Pejanët janë rikthyer në Ligën Ballkanike, derisa synojnë të kenë një edicion sa më të suksesshëm në këtë garë.

Verdhezinjtë kanë ambicie të larta në këtë edicion, derisa u kthyen edhe në elitën e basketbollit, pas një viti mungese.

Ndeshja e sotme pritet të jetë shumë interesante, derisa për Pejën pritet të kthehet edhe Drilon Hajrizi nga lëndimi.

Komentet janë të mbyllura.